Lajme

Rasti në Pejë: Polica jep detaje për Shqip.com, thotë se rasti ka ndodhur të shtunën

Policia e Kosovës/ Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me sulmin e të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve Orenda në Pejë.

Në një përgjigje për Shqip.com, Fadil Gashi-zëdhënës në rajonin e Pejës ka thënë se rasti në fjalë ka ndodhur pesë ditë më parë.

“Në këtë rast ka tre persona që janë arrestuar nga ajo qendër për të moshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën më 29 tetor dhe mbi tre personat e arrestuar rëndojnë vepra të ndryshme penale. “Një person është arrestuar për veprën ‘Sulm’, një për veprën ‘Ndihmë për kryerje të sulmit’ dhe personi i tretë për veprën ‘incizim i paautorizuar’’, tha Gashi.

Më tutje, Gashi, ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Burime të Shqip.com bëjnë të ditur se e moshuar që është sulmuar në Pejë është nëna e dëshmorit nga Gjakova, Taulant Nura.

Lexo edhe:
Gruaja e sulmuar, nënë e njërit prej dëshmorëve në Gjakovë

Lidhur më këtë rast, Rezidenca për të moshuarit në Pejë “Orenda”, ka suspenduar katër infermiere për rastin e sulmit ndaj një të moshuare.

Lexo edhe:
Rasti i sulmit ndaj të moshuares në Pejë, suspendohen katër infermiere

Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që hetimet lidhur me këtë rast të thellohen. Po ashtu, Rrjeti i Grave të Kosovës, ka kërkuar t’u hiqet licenca infermiereve dhe të marrin dënimin meritor konform ligjeve.

/Shqip.com