Haradinaj: Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkurton rrugët e integrimit të Kosovës dhe Bosnjës në BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur moment historik hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se beson që ky rast do të i shkurtoj rrugët e integrimit të Kosovës dhe Bonjës në BE.
“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj. Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës”, shkroi Haradinaj.
Me anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në Bashkimin Evropian, sipas Haradinajt do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Tutje, Haradinaj ka thënë që shpreson që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor”.
Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, i cili shtoi se BE po ecën përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike.
Këtë deklaratë e bëri në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Ajo po ashtu i ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që urgjentisht të zbatojnë vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se besimi i rivendosur në mes të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të avancoj me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një moment historik.
Sipas von der Leyen kjo arritje e tyre është si rezultat i punës së palodhur.
19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.
Në lidhje më këtë tashmë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se sot vendi shqiptar ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.