Lajme

Haradinaj: Dy lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën

Ramush Haradinaj - Kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ardhur dy lajmë të mira për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Diplomimi i pilotëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës
Diplomimi i pilotëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës

“Diplomimi i dy pilotëve të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër U.S Air Assault në Ioëa të ShBA-ve.Po ashtu, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s, Sekretari Blinken, ndau një fond prej 2.2 miliardë dollarë për investime afatgjate për aleatët dhe partnerët e saj, përfshi edhe Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Pamje nga ushtrimet

Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për alencë ndaj shtetit të Kosovës./Shqip.com