Lajme

Haradinaj bën thirrje për protestë pasi qeveria vendosi taksën prej 5 euro për regjistrimin e automjeteve

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve për protesta, pas vendimit të Qeverisë për taksë me rastin e regjistrimit të veturave, njofton Shqip.com.

Nga një shtatori qytetarët duhet të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë kur bëjnë regjistrimin e veturës. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

E sipas Haradinajt, me këtë vendim përfitojnë bizneset private dhe individët e lidhur me të.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit. Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, ka thënë Haradinaj në postimin e bërë në Facebook./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022