Lajme

Haradinaj: Aleanca është e vetmja ofertë serioze për vendin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka qenë në Mitrovicë.

Ai ka shkruar se me bashkëpartiakët kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative.

Haradinaj ka shkruar se vizioni i qartë i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin.

“Në Mitrovicë, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, Qazim Nimani, koordinatores së Aleancës së Gruas, Fitore Gërxhaliu dhe gjithë kolegëve për punën dhe angazhimin, që Degës së Aleancës i ka sjellur energji të re në funksionim dhe organizim. Kënaqësi ishte bashkëbisedimi me Korab Begollin, me profesion Arkitekt, si dhe qëndrimi në familjen e veteranit të UÇK-së, Deli Maliqi, ku me gjithë familje, bashkëluftëtarë e miq nga sot i bashkohen Aleancës. Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com