Lajme

Haradinaj akuza të forta Kurtit, e krahason me Putinin: Po e bën më mirë se Rusia destabilizimin e rajonit

“Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës nuk do ta kishte ndihmuar kaq shumë Rusinë sa e ka ndihmuar Kurti, Putinin”.

Ka qenë ky reagimi i ashpër i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, në një intervistë për A2 CNN, duke analizuar situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Sipas tij Kurti është vënë në funksion të agjendës ruse për destabilizim, duke përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët dhe mbështetësit e Kosovës.

Ne me shumë ngut e kemi ngritur çështjen e Kosovës në nivele të vendimmarrësve të parë të presidentit Macron e kancelarit Sholc, me mbështetjen amerikane në nivel sekretarësh shteti. Që nga marrëveshja e njohur e plani franko-gjerman qeveria jonë ka bërë kthim prapa, në vend që të shkojë në nivel e marrëdhënieve drejt anëtarësimit në NATO që ishte opsion, qeveria është kthyer prapa duke kërkuar çështje që e prishin besimin e krijuar dhe dëmtojnë marrëveshjen e arritur. Duke shkuar deri në hidhërim të vendeve aleatë të Kosovës. Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës kishte mund me e ndihmu veten më shumë sesa e ka ndihmuar Kurti Putinin. Nuk ka qenë e lehtë ngritja e çështjes tonë në nivel të presidentëve të Francës, Gjermanisë e SHBA me sekretarin Blinken. Pasi kemi arritur në këtë nivel, Kurti ka kërkuar çështje që përkeqësojnë çështjet me aleatët e sigurisë. Kurti, në vend që ta çojë Kosovën drejt NATO-s, është vënë në dispozicion të agjendës ruse për destabilizim. U kthyem në këshill të sigurimit si agresorë, kemi qenë viktima. 9 anëtarë të KS janë njohës. Kosova u nda në kritikë të mbështetësve kryesorë të vet. Ka plot skeptikë ndaj Kosovës dhe interesi i Rusisë është që të rritet skepticizmi i vendeve europiane. Dhe kjo loja me refuzime është në funksion të agjendës ruse duke e larguar Kosovën nga themeluesit e liderët e NATO-s dhe duke i nxitur armqitë me e rreziku Kosovën”.

Ftohja me aleatët, Haradinaj: Do bëja çdo gjë që do më kërkonte Amerika pa e menduar dy herë
Për ish-kryeministrin Haradinaj çështja e dinarit serb ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesorë të saj duke rrezikuar anëtarësimin në NATO.

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë bota nuk është më e njëjtë. Kemi pas premtime të vendimmarrësve amerikanë përfshirë dhe senatorët që vijnë në rajon të niveleve të larta, që me zbatimin e planit franko gjerman Kosovës i hapet perspektiva për integrim në misionet euroatlantike. Kurti nga ajo kohë i ka prish besueshmërinë me garantuesit e sigurisë sonë duke nxit armiqtë me na rrezikuar. Sikur të shkonin drejt NATO-s dinari dhe çështje si dinari nuk do të ishte relevant për çështjet e funksionimit tonë të brendshëm, ndërsa sot Kurti me dinarin e Serbisë ka arritur me na prish me SHBA, me NATO-n e aleatët kryesorë. Është vërtet tragjedia jonë”.

Ai thekson se po të ishte në vendin e Kurtit do të zbatonte detyrat e ngarkuara nga SHBA me qëllim përshpejtimin e anëtarësimit në NATO.

“S’ka më vijë të kuqe me hy ne në NATO. Nuk ke çfarë i bën më keq as Serbisë, as Rusisë as armiqve të Kosovës. Çdo ditë merru me dinarë, me tabela e postera po këto janë të riciklueshme flamuri ynë në NATO, ulësja jonë është e përjetshme. Nga ajo ditë ia ke vënë vijat e kuqe jo veç Serbisë e Rusisë, por gjithë armiqve. Po të isha në vend të Kurtit, do t’i kërkoja Amerikës listën e punës me hy në NATO dhe do i t’i kryeja në kohë rekord për të përshpejtuar hapin për të hyrë në NATO”.

“Kurti nuk e ka të gjatë”. Haradinaj: Një mandat i dytë në qeveri nuk i duhet vendit
Haradinaj përjashton një mandat të dytë të qeverisë Kurti dhe flet për nismën e opozitës së bashkuar, e cila sipas tij do të formojë qeverinë e ardhshme.

Nuk kemi biseduar rreth listës së përbashkët se nuk kemi marrë një drejtim rreth një bashkimi të subjekteve politike dhe palëve të tjera rreth këtij boshti. Opozita po bashkohet, me siguruar ndryshimin në Kosovë që qeverinë e ardhshme ta krijojë Kosova. Ne po bëjmë punën e opozitës që opozita ta krijojë qeverinë e ardhshme. Nuk do t’i japim përkrahje një mandati të dytë të kryeministrit Kurti. Propozimi im që të kemi një listë të përbashkët para zgjedhjeve nuk do të thotë që është dorëzimi ynë, por edhe pas zgjedhjeve ekziston mundësia që opozita të krijojë shumicë. Nuk do të ketë mandat të dytë të qeverisë Kurti, ndërsa opozita e ka edhe në bazë të matjeve të opinionit publik. Qeverinë e ardhshme e krijon opozita”.

“Kemi frikë nga armiqtë”. Haradinaj: Tani që e prishëm me aleatët nuk ndihemi të sigurt në shtëpinë tonë
Largimi prej aleatëve të sigurisë e vë në pikëpyetje funksionimin e Kosovës në veri, u shpreh Haradinaj, sipas të cilit, siguria tani është e cenuar. “Largimi prej aleatëve të sigurisë e vë në pikëpyetje funksionimin tonë në veri. Është rrezik marrëdhënia e tillë. Kur armiqtë tanë e dinë që ne nuk po merremi vesh me SHBA është tragjike. Nuk është situatë e mirië dhe unë jam i shqetësuar për këtë situatë”.

/Shqip.com