Lajme

Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është hapur mundësia e aplikimit për studentët që pritet të përfitojnë shumën prej 100-të eurove nga Pakoja për Përballjen me Inflacionin.

“Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion. Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës” ka bërë të ditur Murati.

Lexo edhe:
Kurti-Murati prezantojnë pakon prej mbi 100 milionë euro ndihmë për këto kategori

Po ashtu është bërë e ditur, aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë dhe pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës e gjeni këtu.

/Shqip.com