Art Jetese

Hapat që do t’ju shpëtojnë nga ndjesia e fryrjes

Është parë shpesh se pavarësisht kujdesit për shëndetin dhe ndjekjes së një diete të shëndetshme, disa probleme të lidhura me shëndetin ende vazhdojnë të shfaqen.

Një prej tyre është edhe problemi i fryrjes së barkut. Edhe pse fryrja e barkut është bërë e zakonshme në ditët e sotme, ne mund ta shpëtojmë atë duke njohur arsyet.

Një dietë e pa balancuar, mos përtypja e duhur e ushqimit dhe mos pirja e mjaftueshme e ujit shkakton fryrje. Kjo çon në një bark të fryrë dhe ndonjëherë ju bën të ndjeni të shqetësim. Ja disa mënyra se si mund të shpëtoni nga fryrja.

Përqendrohuni të ushqimi

Shpesh, ndërsa hamë ushqim, në vend që të përqendrohemi te ushqimi, zhytemi në televizor ose smartfon. Në një situatë të tillë, faza cefalike nuk fillon të tretë ushqimin. Kjo çon edhe në fryrje.

Shmangni pirjen e ujit gjatë ngrënies

Disa njerëz e kanë zakon të pinë ujë në mes të vakteve të tyre. Por edhe pirja e tepërt e ujit gjatë ngrënies bëhet shkak për fryrje. Kur pimë më shumë ujë, ndërsa jemi duke ngrënë, acidi i holluar i pranishëm në stomak fillon të shkrihet. Për shkak të kësaj, sistemi tretës dobësohet dhe ushqimi nuk tretet shpejt.

Mos hani ushqim me nxitim

Për shkak të orarit të tyre të ngjeshur, disa njerëz nuk kanë kohë të mjaftueshme as për të ngrënë vaktet e tyre. Ata priren ta mbarojnë ushqimin me nxitim. Por, kur e hani ushqimin me nxitim, ai nuk tretet lehtë dhe çon në gazra, kapsllëk ose dispepsi. Këto probleme çojnë edhe në fryrje.

Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës

Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të çojë në probleme si dhimbje në stomak, gazra dhe aciditet. Kjo shkakton edhe fryrje. Prandaj, për të shmangur problemin e fryrjes, pini të paktën gjashtë litra ujë në ditë.