Sport Ndërkombëtar

Haller rikthehet në stërvitje pasi mposhti sëmundjen e kancerit

Dy operacione, një cikël i plotë kimioterapie dhe 6 muaj më pas, Sebastian Haller rikthehet në stërvitje me Borussia Dortmund pasi kuroi sëmundjen e kancerit në testikuj dhe tashmë ndihet gati për të nisur një jetë të re.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë që nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me skuadrën gjermane pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë gjatë fazës përgatitore që pasoi largimin nga Ajaxi.

Ai falënderoi fansat për mbështetjen dhe premtoi se do të jetë në fushën e blertë gjatë javëve të ardhshme.

“Nuk ishte aspak e lehtë por me mbështetjen tuaj ia dola. Tani dua të shikoj përpara dhe të rikthehem të fitoj në stadium”, ka postuar një video në rrjetet sociale.

/Shqip.com