Sport Ndërkombëtar

Haller mbetet jashtë fushës për disa muaj pas operacionit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller do të jetë jashtë fushës së gjelbërt për disa muaj”, pasi përfundoi operacionin për shkak të një tumori.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, 28 vjeç, u diagnostikua javën e kaluar gjatë kampit stërvitor parasezonal të skuadrës në Zvicër.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl tha se operacioni ka përfunduar me sukses.

“Ai pati një operacion të suksesshëm javën e kaluar. Operacioni shkoi shumë, shumë mirë dhe ai është në rrugën e duhur”, shkruan BBC.

Kehl shtoi se planet e trajtimit janë ende duke u diskutuar dhe një datë kthimi ende nuk është caktuar.

“Sebastien do të jetë jashtë për disa muaj, por sapo të jemi më të saktë për këtë, do ta komunikojmë këtë”.

Haller iu bashkua skuadrës së Bundesligës nga Ajax në fillim të këtij muaji për 31 milionë euro pas një periudhe të shkurtër në West Ham./Shqip.com