Lajme

Haliti: Zjarri në Gjimnazin e parë shqiptar, krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt

Një shkollë jofunksionale në rrugën “Ramadan Rexhepi” në qytetin e Ferizajt, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informatë se në një objekt shkolle të vjetër, jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të Policisë , zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Shkolla

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enever Haliti që vjen nga Ferizaji.

Lexo edhe:
Digjet një shkollë jofunksionale në Ferizaj

Deputeti nga LVV-ja e ka cilësuar si “Krimi të organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt”.

“Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj”, ka thënë Haliti.

Më tutje Haliti dyshon se prapa këtij akti qëndron dikush që e ka urdhëruar ketë dhe i ka ftuar organet e rendit që ta zbulojnë ketë rast.

/Shqip.com