Lajme

Digjet një shkollë jofunksionale në Ferizaj

Një shkollë jofunksionale në rrugën “Ramadan Rexhepi” në qytetin e Ferizajt, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informatë se në një objekt shkolle të vjetër, jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të Policisë , zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Pamje nga vendi i ngjarjes të publikuara nga mediat lokale

Po ashtu është bërë e ditur se bëhet fjalë për një objekt në të cilin një ditë më parë kanë filluar punimet për restaurim.

/Shqip.com