Lajme

Haliti: Shkeljet e Kushtetutës kanë pasoja – Në të kaluarën kanë dhënë dorëheqje dy presidentë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se çdo shkelje kushtetuese e cila është konstatuar nga Gjykata ka pasur pasoja.

Në një adresim për EO, Haliti thotë se për shkak të shkeljeve të Kushtetutës kanë dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit dy persona.

“Tani shkeljet Kushtetuese për të kaluarën po flasë, pas çdo shkelej Kushtetuese të konstatuar në Gjykata ka pasur pasoja, janë dorëhequr dy president për shkelje Kushtetuese”, tha Haliti.

Sa i përket projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haliti ka thënë se nëse është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja.

“Kjo çështja e Këshillit Prokurorial, mendoj që ata duhet me pa edhe deputet duhet me pa se si mund të konstatohet ose si është konstatuar, unë se kam parë atë aktgjykimin, në përputhje më atë nuk mund të flasë, për aktgjykimin, por në qoftë se është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka drejtuar sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese duke thënë se për ta më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm.

/Shqip.com