Lajme

Halil Thaçi bën betimin e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës

Halil Thaçi, deputeti më i ri i LVV-së.

Halil Thaçi ka bërë betimin e tij të premten si deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Shqip.com.

Thaçi do ta zërë vendin e ish-deputetit dhe tashmë kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hyseni.

Lexo edhe:
“Pranimi i moratoriumit ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës”

Ai u betua se me nder dhe përgjegjësi do ta kryejë detyrën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, të premten është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Kurse, nga ora 18:00 do të vazhdohet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor./SHQIP.com