Lajme

Hajdari: Me investitorët komunikojë edhe përmes Whatsappit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari po raporton në Komisioni për Ekonomi.

Gjatë raportimit në këtë komisioni, Hajdari është shprehur se me investitorët potencial komunikon edhe përmes rrjetit social Whatsapp.

Kjo pasi mori pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, se a komunikon ajo me këta investitorë potencialë në rrjete sociale.

“Ne nuk jemi injorantë, i përgjigjemi pyetjeve të investitorëve potencialë edhe në WhatsApp”, është përgjigjur Rozeta Hajdari.

Mirpo Hajdari ka thënë se konfirmimet kryen përmes emali-it zyrtarë./Shqip.com

Gjatë raportimit të saj, Hajdari ka folur edhe për investimet strategjike, duke u shprehur se për statusin e investitorit kanë aplikuar mbi 40 kompani.

Gjithashtu Ministrja Hajdari është shprehur se disa prej kompanive janë në fazën e kompletimit të kritereve.

Hajdari ka treguar edhe për sektorin që këto kompani kanë aplikuar ku në krye të listës qëndron sektori i energjisë.

“Kemi 23 kompani për energji, për turizëm janë 11 kompani, për shëndetësisë dhe transport i kemi nga 1 kompani, ndërsa për sektorët tjerë janë 8 kompani” ka thënë Hajdari para anëtarëve të Komisionit.

Gjatë raportimit të Hajdarit, ka pasur përplasje midis deputetëve të partive opozitare dhe pozitës./Shqip.com