Lajme

Hajdari: Kemi marr masa anti-dumping për produktet e Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

“Kosova duhet të luajë rol konstruktiv në dialogun bilateral. Kosova nuk është e përfaqësuar ashtu siç duhet. Pse Kosova nuk ka kërkuar largimin e UNMIK përmes CEFTA-s? Kosova prezantohet përmes UNMIK-ut. Ne ende jemi në pritje të CEFTA-s që do të adresojë letrën tone”.

Kështu tha Mnistrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në diskutimin publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me MTI-në, shkruan Shqip.com.

Ministrja Hajdari, foli edhe për reciprocitetin tregtar me Serbinë, ajo pohoi se reciprocitet duhet të ketë edhe në politikë jo veç në çështje tregtare, duke shtuar se me çdo instrument do të  mbrohen prodhuesit vendës.

Tryeza e diskutimit “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”

“Kosova ka përparësi që do të ketë mundësi të mos pajtohet për vendimet që merren në CEFTA. Nëse Kosova nuk trajtohet barabartë dhe prezantohet përmes UNMIK sa kemi llogari të marrim pjesë në CEFTA. Nëse ndalim produktet e Serbisë ku do të ndalen kamionët. Ne na duhet punë t’i përgatisim institucionet nëse duam aplikim të reciprocitetit”.

Hajdari ka përmendur disa nga masat që janë marr kundrejt produkteve të Serbisë që vijnë në Kosovë.

“Kemi marr disa vendime anti-dumping. Masa e parë është për importin e miellit, ndjekur nga ajo e importimit të bllokave të kuq, ajo e importimit të drurit, ushqimit të koncentruar për kafshë dhe nisja e hetimit të importit të produkteve konditorike nga Serbia. Serbia çdoherë kërkon pajisjen e eksportuesve tonë me certifikatën fitosanitare të tyre. Kjo është një diskriminim”, ka përfunduar ajo. 

“Qeveria është e zotuar që çdo instrument të mbron prodhuesin tonë të marrë me evidencë të plotë. Unë reciprocitetin e shoh përfaqësimin e Kosovës edhe në politikë jo vetëm çështja tregtare”, tha ajo./Shqip.com