Hajdari i bashkohet Pejës
Publikuar:
(20.07.2022 19:13:34)

Skuadra e basketbollit, Peja, ka zyrtarizuar basketbollistin, Arti Hajdari.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
“Zyrtare: Shqiponja kthehet në fole Ju njoftojmë se kemi arritur marrveshje me ish lojtarin tonë, Arti Hajdari, për sezonen e ardhshme 2022/23”, thuhet në njoftim.
Hajdari, është kthyer në ekipin ku është zhvilluar si lojtar.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Peja ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri, Can Sevim.
Peja stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e tret, derisa në gjysmëfinale të Play-Offit u mposht nga Trepça./Shqip.com