Rozë

Habit Sara: Dua një bebe

Influencerja e njohur Sarah Berisha, është një nga personazhet më të dashura për publikun.

Ajo u bë më shumë e njohur me pjesëmarrjen e sa në BBV2 ku u njoh dhe krijoi një lidhje me Dj e njohur Kosovar PM.

Ndonëse ka kaluar kohë nga dalja e tyre nga shtëpija e BB ata përseri nuk e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë.

E ftuar ne programin “Wake Up” ditën e sotme ajo foli për herë të parë për planet me partnerin e saj PM. Kur do të vijë dasma me DJ PM?

Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.

Është përfolur shumë nëpër portale për një shtatzëni të mundshme…

Ma kanë thënë shumë dhe doli dhe nëpër portale. Por ndonjëherë ndodhin këto ndryshimet tek femrat, që mund t’i fryhet pak barku, por jo nuk kam qenë shtatzënë.

Ku po jetoni momentalisht ti dhe PM?

Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij.

Sara ndër të tjera ka shtuar se për të nuk ka një moshë ideale për të bërë një fëmijë.

“Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë? Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë,”-përfundon ajo.Të kujtojmë se Dj PM hyri në shtëpinë e BBV bashk me mikun e tij të ngushtë Dj Dagz që gjithashtu krijoi një lidhje romantike me moderatoren e njohur Einxhel Shkira, të cilët kanë dhe një fëmijë së bashku.Duke qënë se Sara është një nga influencerat më të kerkuara nga bizneset e mëdha për t’u reklamuar produktet, sigurisht që edhe blerjet e saj kapin shifra të larta. Ajo e tregon vetë këtë teksa pyetet se cila është gjëja më e shtrenjtë që ajo zotëron?

“Çantat, por kam punuar për t’i blerë ato. Janë çanta marke, rreth 2 mijë euro”.

/Shqip.com