Rozë

Habit Monika Lubonja: Jam më e klikuara në Evropë

Monika Lubonja së fundmi ka habitur me deklaratën e saj.

Aktorja dhe ish-banorja e BBV, e cila njihet për stilin e saj të mirë të veshjes dhe për pamjen e saj rinore, në emisionin “Why not”, ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Monika ka treguar për publikun se ishte më e klikuara në Evropë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Bgother Vip.

“Në Evropë më e klikuara unë. E para në Greqi, e dyta në Itali. I pari në Itali ka dalë Donaldi. Në Twitter isha e para. Unë kërkoja gjithmonë atë pjesën që doja t’ia përshtatja moshës time, karakterit tim po në një farë mënyre pse jo të jepja dhe një mesazh për gratë. Nuk ka nevojë gjërat të jenë patjetër.. të jetë një fustan me xixa ose një fustan i zi. Unë mendova që në këtë lloj forme do të jepja mesazhin tim për sa i përkiste look-ut tim”, është shpreh Monika.

Ndryshe, Monika ditë më parë ka festuar ditëlindjen meqë rast organizoi një festë me miqtë e saj, disa edhe nga BBV./Shqip.com