Rozë

Habit ish- banori: Kiara e adhuron famën, zgjohet e ngryset me dëshirën të jetë si Bora Zemani

Bledi Mane ka disa javë që është larguar nga Big Brother.

Ai në emisionin “Wake Up” tha se nuk beson se lidhja në mes të Kiarës dhe Luizit do të zgjasë.

Mane ka komentuar edhe për Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo ‘dallaveret’ e lojtarëve të tjerë aty, ku sipas tij ajo zgjohet dhe ngryset më dëshirën që të jetë si Bora Zemani.

“Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetvetja. Kiara është gocë shumë e mire”.

Ai gjithashtu ka treguar se si e sheh Luizin tani pas daljes së Kiarës.

Luizi do jetë më i fortë e kapedan, por sulmi terrorist ndaj Top Channel e frenoi disi. Pas të shtunës ai do nisë të bëjë lojë të fortë dhe në mungesë të Kiarës do shpërthejë”.

Sipas Manes do shohim një dimension tjetër të Luizit brenda shtëpisë së Big Brother, gjë që do e bëjë më interesat.

/Shqip.com