Haaland do fitojë 400 mijë paund në javë

Erling Haaland zbarkoi në aeroportin e Manchesterit me një avion privat – të martën pasdite.
Teksa, paraprakisht ishte në Barcelonë nga Barcelona ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.
Por, çfarë page do të ketë sulmuesi norvegjez – në City?
Shefi ekzekutiv i Cityt, Ferran Soriani – potencoi se Haaland – do të arkëtojë 400 mijë paund në javë.
Ai i tha radiostacionit katalanas RAC1: “Ne po evoluojmë në një kohë kur lojtarët e mëdhenj mund të zgjedhin dhe Haaland na ka zgjedhur ne. I keni parë shifrat e transferimeve dhe ato janë shumë të arsyeshme. Paga që po i japim është ajo që ne mund të përballojmë dhe ajo që i takon”.
21 vjeçari realizoi 22 gola ne Borrussia Dortmund – në Bundesliga – në vetëm 24 ndeshje të zhvilluara – këtë sezon.

Teksa, në rolin e asistuesit ka qenë shtatë herë.
Zbarkimi i tij në “Etihad Stadium” – do jetë një “armë e fortë” për “qyetarët”.
Teksa, po ashtu është një tregues se Gabriel Jesus – me shumë gjasa do ndërrojë skuadër./Shqip.com