Haaland – dhe statistikat e tij astronomike

Manchester City nuk po ndalet së fituari.
Një nga arsyet kryesore quhet “Erling Haaland”.
Sulmuesi norvegjez – nuk e ka butonin “stop” dhe mbrëmë i tregoi botës edhe një herë – pse konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë – të viteve të fundit
Haaland shënoi dy gola ndaj Sevillës – në fitoren 0-4, për të arritur shifrën magjike prej 25 golave nën emrin e tij – në Ligën e Kampionëve.
Shtagjati e ka arritur këtë numër astronomik – në vetëm 20 ndeshje të zhvilluara – dhe kjo ka ngjallur debate të mëdha në publik.
As, Cristiano Ronaldo – i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni nuk ka statistika më të mira.
Madje, CR7 nuk kishte shënuar as edhe një gol të vetëm në 20 ndeshjet e para të zhvilluara në Champions.
Teksa, Leo Messi i kishte vetëm tetë.
Se çfarë statistika të frikshme ka Haaland – e tregon edhe fakti, që nëse shënon edhe katër gola – e barazon Luis Suarezin, i cili gjatë tërë karrierës ka shënuar 27 herë – në këtë garë.
Erliing ka zhvilluar 54 ndeshje më pak se “El Pistolero”.
Numri nëntë ka kontratë valide me Cityn – deri në vitin 2027, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 150 milionë euro.
Pep Guardiola – duket që e ka zgjidhur problemin e golave – për disa vite./Shqip.com