Lajme Botë

Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Sudan

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar përfundimin e menjëhershëm të konfliktit në Sudan.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon luftimet midis Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe ushtrisë sudaneze. I bëj thirrje udhëheqësve të të dyja palëve që menjëherë t’i japin fund armiqësive, të rifillojnë dialogun për zgjidhjen e krizës. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm do të ketë një ndikim shkatërrues mbi civilët dhe do të përkeqësojë më tej situatën në vend”, ka thënë ai, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu, Guterres u bëri thirrje vendeve të rajonit të mbështesin përpjekjet për rivendosjen e rendit dhe kalimin e pushtetit në Sudan tek autoritetet civile.

/Shqip.com