Sport Ndërkombëtar

Guardiola i kthen përgjigje Brazilit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se është ende i lumtur në klub. Strategu spanjoll po lidhet me një sërë punësh ndërkombëtare aktualisht.

Spekulimet më të fundit e lidhin Guardiolën me detyrën e trajnerit të kombëtares braziliane.

Megjithatë, Daily Mail thekson se ish-strategu i Bayern Munichut nuk do të shkojë askund në një të ardhme të afërt.

Ai vetëm së fundmi nënshkroi një kontratë të re me Cityn, pasi beson se është ende njeriu i duhur për të drejtuar klubin.

Guardiola tani ka kaluar shtatë sezone në City, periudha më e gjatë që ai ka punuar në një klub si trajner në karrierën e tij.

/Shqip.com