Lajme Ballkan

Grupi i hakerëve “Anonymous” publikon dokumente sekrete të qeverisë së Serbisë

Njëri prej grupeve më të njohura të hakerëve “Anonymous”, gjatë ditës kanë publikuar një sërë dokumentesh sekrete të qeverisë së Serbisë.

Përveç dokumenteve të publikuara sot, ata kanë njoftuar se mbeten të angazhuar dhe se kanë hakuar adresat elektronike të qindra zyrtarëve të qeverisë serbe.

Kujtojmë se, edhe në të kaluarën “Anynomous” kanë dërguar mesazhe në drejtim të presidentit Vuçiq.

Grupi i hakerëve në të kaluarën e kishte quajtur liderin serb, si marioneta e Putinit dhe që është i vetmi vend që mban marrëdhënie të mira me Rusinë.

“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje.

Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhej në mesazhin e dërguar për Qeverinë e Serbisë.

/Shqip.com