Lajme

Gruaja në Lipjan deklaron se është ofenduar nga mjeku kujdestar

Mjeku

Një grua ka raportuar mjekun kujdestar në Policinë e Kosovës. Sipas gruas denoncuese mjeku kujdestar e kishte ofenduar këtë të fundit.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:35 minuta.

“Lipjan 20.12.2022 – 11:35. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se deri sa kishte kërkuar tretman mjekësor ishte ofenduar nga mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24-të orësh të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

/Shqip.com