Lajme

Gruaja në Ferizaj e denoncon burrin me të cilin kreu marrëdhënie seksuale: Më premtoi se do të martoheshim

Policia e Kosovës

Një grua në Ferizaj ka denoncuar në Polici burrin me të cilin me datë 6 nëntor kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas saj, ai i kishte premtuar rrejshëm se do ta martonte.

Me të, ajo ka raportuar se është njoftuar përmes rrjeteve sociale.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martoj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./SHQIP.com