Rozë

Gruaja e tij po akuzohet për bullizëm ndaj studentëve në fakultet, ky është  reagimi i Shkodran Tolajt

Besiana Mehmedi këngëtarja dhe profesoresha e muzikës në Fakultetin e Arteve në Tetovë po përballet me akuza të rënda nga studentët e saj.

Studentët e këtij fakulteti përmes një konference për shtyp po kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve.

Njëri nga studentët ka treguar se ka tri javë që e bojkotojnë mësimin.

“Dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do na kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3 javë bojkoton mësimin në këtë lëndë”, u shpreh njëri nga studentët.

Në anën tjetër, bashkëshorti i Besianës, këngëtari Shkodran Tolaj ka zgjedhur t’i injorojë lajmet rreth bashkëshortes së tij.

“Allahu i shpërbleftë të gjitha ato nëna, gra edhe motra, të cilat përveç agjërimit dhe lodhjes së tyre, përgatisin edhe iftarin dhe syfyrin për gjithë familjen e tyre, Amin”, ka shkruar Shkodrani në postimin e tij në rrjetin social ‘facebook’.

Kujtojmë se Besiana është vajza e publicistit të ndjerë Qani Mehmedit./Shqip.com