Art Jetese

Grip, ftohje apo COVID? Ja si mund t’i dalloni

Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit, të njohur ndryshe si Covid-19, janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashëm në fillim. Të dyja janë sëmundje të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme.

Njerëzit me grip dhe ftohje mund të përjetojnë:

Hundë të bllokuara

Tështitje

Dhimbje trupi

Lodhje

Ilustrim, tështitje

Revista Anabel, ka renditur simptomat që ndryshojnë nga gripi apo COVID19, simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e ftohjes. Një tjetër ndryshim i dallueshëm midis të dy sëmundjeve është se sa serioze janë. Ftohjet rrallë shkaktojnë gjendje apo probleme të tjera shëndetësore. Por gripi mund të çojë në infeksione të veshit dhe pneumoni.

Ilustrim, ethe

Simptomat e ftohjes dhe gripit ngatërrohen edhe me simptomat e Covid. Simptomat kryesore të Covid janë:

Lodhje

Ethe

Kollë

Gulçim

Tështitja nuk është tipike për Covid. Simptomat e gripit janë të ngjashme me ato të Covid duke përfshirë temperaturën dhe dhimbjet e trupit, por mund të mos keni gulçim nëse keni grip. Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:

Ethe

Temperaturë

Kollë e thatë

Gulçim

Dhimbje muskujsh

Lodhje

Humbje e nuhatjes dhe shijes

Simptoma më pak tipike për Covid, mund të jenë, gëlbazë, dhimbje koke, diarre, ndërkaq, rrjedhje nga hundët dhe dhimbjet e fytit nuk janë simptomë e virusit COVID-19.