Sport Ndërkombëtar

Griezmann – hero i Atleticos

Antonie Griezmann

Ndeshjen e nisi nga banka rezervë, por arriti të shkëlqente.

Antonie Griezmann ishte hero i Atletico Madrid – në ndeshjen e së hënës mbrëma – në udhëtim te Valencia.

Sulmuesi francez u inkuadrua në lojë kur po zhvillohej minuta e 64-të dhe e tundi rrjetën – dy minuta më pas.

Takimi u vendos nga ai gol i vetëm dhe Atletico i arkëtoi pikët e plota.

Griezmann është djersitur vetëm në 80 minuta të La Ligës – në këtë sezon – teksa ka shënuar dy gola.

31 vjeçari është në huazim nga Barcelona – teksa madrilienët janë të detyruar ta blejnë – nëse ai paraqitet më shumë se 30 për qind të ndeshjeve.

Interesant është fakti – se Atletico po e inkuadron Grizzin pas minutave të 60-të pasi nuk janë të sigurtë – nëse e dëshirojnë tranferimin e tij./Shqip.com