Sport Shqiptar

Griesse publikon 11-shen startuese që do të luftojnë në “Panthessaliko Stadio”

Kosova do të kërkojë t’i hakmerret Greqisë, për humbjen në “Fadil Vokrri”.

Dueli i dy pretendentët kryesorë të Grupit 2 të Ligës A në këtë edicion të Ligës së Kombeve do të luftojnë në “Panthessaliko Sadium” me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i “Dardanëve”, Alian Griesse ka publikuar 11-shen startuese.

Kosova do të përballet me mungesa të shumta.

Edon Zhegrova – lojari me performancat më të mira në dy ndeshjet e para – dhe Benjamin Kololli janë të lënduar dhe s’do të paraqiten.

Ndërkohë, në fushë nuk do të futen as Ibrahim Dresevic, Lirim Kastrati e Betim Fazliji, pasi janë të suspenduar.

Aro Muriçi do të luaj në vend të Samir Ujkanit, pasi suspendimi i tij morri fund.

Në 11-shen startuse është rikthyer edhe Fidan Aliti.

Kosova: Muriçi; Aliti, Kryeziu, Rrahmani, Domgjoni, Rrudhani, Berisha, Bytyqi, Muslija, Rashica; Muriqi

Derisa, vendasit do të luajnë me këtë formacion:

Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Hatzidiakos, Tsimikas; Bakadetas, Siopis, Bouchalakis, Chatzigiovanis, Pavlidis, Masouras.

Përndryshe, drejtësia e takimit të sotëm i është besuar gjyqtarit austriak, Julien Weinberger./Shqip.com