Lajme

Greva vazhdon, SBASHK-u se mbështet propozimin e Golës

Gjatë mbrëmjes së sotme është zhvilluar një takim midis Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, dhe Komisionit për Arsim.

Edhe pas një takimi të gjatë prej 3 orësh nuk është arritur marrëveshja dhe greva do të vazhdojë.

Kryesuesi i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, gjatë paradites kishte dalë me një propozim për Këshillin Grevist për të zëvendësuar metodën aktuale të grevës me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

Sipas Golës, duhet të ndërrohet mënyra e presionit për plotësimin e kërkesave, në mënyrë që të mbahet edhe mësimi dhe qeveria në të njëjtën kohë të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Mirëpo më këtë nuk janë pajtuar nga SBASHKU.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Luljeta Bonshjaku

“Nuk ka kaluar propozimi i Golës, 663 shkolla kanë votuar kundër, 39 për dhe 35 kanë abstenuar, teksa 1 nuk është deklaruar”, ka thënë Boshnjaku për Shqip.com

Ndryshe, kjo është java e katër e grevës./SHQIP.com