Grenell: UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve amerikanë
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan gjatë administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se UNMIK është humbje e dollarëve amerikanë.
Për këtë – ai ka kërkuar që ky mision të riformohet ose të përmbyllet.
“Shefi i UNMIK-ut fajëson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell.
. @UNMIKosovo leader blames poor communication, the EU, @vonderleyen, and NATO for the recent violence. But he is the one who is ineffective & slow. UNMIK is a waste of U.S. tax dollars & should be drastically reformed or ended. https://t.co/lZSG0z4AVl
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 16, 2021
Por, ky nuk është veç qëndrim i ish-funksionarit amerikan.
Të njëjtin mendim e shprehu edhe përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“UNMIK-u ka plotësuar mandatin e tij dhe duhet ta kuptojmë këtë realitet e të shkojmë drejt mbylljes së tij”, ka thënë përfaqësuesi amerikan.
Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë Këshillit të Sigurimit, Osmani ia ka kujtuar ministrit të jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq për krimet që vendi i tij ka kryer në Kosovë. /Shqip.com