Lajme

Grenell shfaqet në Veri, takohet me krerët e Listës Serbe

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku po zhvillon takim me krerët e Listës Serbe dhe drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Veri.

Siç raportojnë mediat serbe, në takimin që ka filluar rreth orës 16:00, po marrin pjesë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq, si dhe ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore nga komunat veriore me shumicë serbe.

Gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, Grenell kritikoi disa herë veprimet e autoriteteve kosovare dhe kryeministrit Albin Kurti për shkak të refuzimit të tyre të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për de-përshkallëzimin e situatës. 

/Shqip.com