Plas sherri në protestë/ Sali Lushaj, babai i Stresit përplaset me Dritan Goxhajn para Kryeministrisë (VIDEO)
Publikuar:
(27.08.2026 22:22:30)
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në ditën e 89-të të protestës në Tiranë. I pranishëm në konflikt ishte anëtari i PD, Sali Lushaj, babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Ai dhe disa anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto gjatë protestës me simbolin e PD, dy gishtat, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve të tjerë.
Këta të fundit shkuan për t’i larguar nga aty, gjë që solli përplasje.
Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, një nga nismëtarët e protestës, duke sjellë akoma dhe më shumë tension.
©Shqip.com