Grenell publikon mesazhet në Instagram nga shqiptarët që e kërcënojnë dhe e lavdërojnë
Publikuar:
(30.06.2021 15:31:09)

Grenell ua publikon mesazhet në Instagram shqiptarëve që e kërcënojnë dhe ia lavdërojnë punën
Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se po vazhdon që të merr kërcënime në rrjete sociale pasi që ua uroi serbëve Vidovdanin, shkruan SHQIP.
Në profilin e tij në Instagram, Grenell ka publikuar mbrëmë disa mesazhe nga persona që I kanë shkruar atij, ku një nga ta kërcënohej ish-emisari amerikan me heqje koke.
I njëjti pak orë më vonë, ka publikuar edhe dy mesazhe tjera, ku njëri nga ta ishte falënderues për të dhe Amerikën.
“Jam krenar për mbështetjen e shqiptarëve – ata e duan Amerikën dhe ne e vlerësojmë miqësinë e tyre”, ka shkruar ai./SHQIP.com

