Lajme

Grenell për situatën në veri: Nga paqja me Trumpin, në kaos me Bidenin

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trumpin, në kaos me presidentin aktual të ShBA-së Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkroi ai në Tëitter.

Të hënën, protestuesit serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në Zveçan ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në objekt, ndërsa Policia e Kosovës, ka hedhur sprej.

/Shqip.com