Lajme

Plagosen dy persona në Ferizaj, Policia jep detajet

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Rreth mesnatës në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Major Qazim Reka.

Ndërsa në Qendrën emergjencës në Spitalin e Ferizajt, mjeku kujdestar Sefedin Fazliu ka deklaruar për RTK-në “se pas orës 23.00 afër orës 24 kemi pranuar dy pacientë të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri”.

“Të dy pacientët kanë qenë të lënduar nën gjurin e djathtë. Të dy pacientët kanë qenë jashtë rrezikut për jetë. Pas marrjes së trajtimit në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt dhe pas bërjes së radiografive dhe konsultës nga ana e ortopedit të dy pacientët janë transferuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë nga ana e kirurgut vaskular po ashtu edhe nga ana e neurologut nëse ka nevojë”, tha Fazliu.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti dhe se policia është duke i bërë hetimet.

/Shqip.com