Lajme

Shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Foto e ekspozitës për personat e zhdukur
Foto e ekspozitës për personat e zhdukur

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur.

Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

Për të shënuar këtë ditë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të bëjë nderime te memoriali për të Pagjeturit.

Po ashtu në orën 12:00, Presidentja Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor.

Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, organizon homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, Para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në shënim të kësaj dite, zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”, organizon tubim përkujtimor tek Kompleksi Memorial në Mejë.

/Shqip.com