Gravenberch zyrtarizohet si lojtar i Bayern

Bayern Munich ka siguruar zyrtarisht shërbimet e holandezit të talentuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet e tyre sociale.
“Kur oferta erdhi nga FC Bayern, nuk më duhej të mendoja gjatë për të”, kanë qëne fjalët e lojtarit.
🗣️ @RGravenberch: “”When the offer came from #FCBayern, I didn’t have to think about it for long.” 🤩#ServusGravenberch #MiaSanMia pic.twitter.com/FH5qJu5tjW
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) June 13, 2022
Mesfushori qendror do të jetë pjesë e gjigantit të Bundesligës dhe kampionit actual të Bundesligës deri në qershor të vitit 2027.
Ajax do të marrë tarifën prej 25 milionë eurove si dhe shtatë për qind në shitjen e tij të ardhshme.
20 vjeçari shtatlartë ka dy gola dhe pesë asistime në 30 paraqitje në Eredivisie këtë edicion.

Ndërsa 10 paraqitje i ka bërë me kombëtaren e Holandës, ku ka arritur të gjejë portën një herë.
Kurse, vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’.
Përndryshe, Bayern është afër transferimit të Sadio Mane nga Liverpool, me të cilin veçse kanë marrëveshje.
Tani i mbetet klubeve të vendosin për çmimin e duhur, pasi “The Reds” e refuzuan ofertën e dytë për të para pak ditësh. /Shqip.com