Sport Ndërkombëtar

Liverpool refuzon ofertën e Bayern për Mane – për herë të dytë

Senegalezi po përpiqet të transferohet te gjiganti bavarez që disa javë.

Dëshira e tij për të luajtur në Gjermani po merr tani formë labirinti.

Kjo pasi Liverpool ka bllokuar për herë të dytë ofertën e Bayern Munchen për të, raporton The Mirror.

Sadio Mane, Bayern Munich vs Liverpool

Oferta e parë për të kapte shifrën e rreth 25 milionë eurove, por që u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e anglezëve.

I menjëhershëm ishte edhe refuzimi i të dytës, që grumbullonte 35 milionë euro duke përfshirë shtesat.

Mane nga ana tjetër, ka hezituar të firmosë kontratën e re dhe ka shprehur haptazi dëshirën për aventurë të re.

Sadio Mane, Liverpool

Mirëpo, ai ka akoma marrëveshje me klubin deri në qershorin e vitit të arshëm, që do të thotë se Liverpool-i ka kontroll.

Përndryshe, 30 vjeçari shënoi 16 gola dhe katër asistime në 36 parqitje në Premierligë gajtë stinorit që kaloi. /Shqip.com