Kulturë Kino

“Gratë”, tema e shfaqjes që vjen së shpejti premierë në TKK

Shfaqja e re e Teatrit Kombëtar të Kosovës, i dedikohet grave.

Sipas një njoftimi “Gratë” është tema e shfaqjes së re e cila do të ketë premierën në dhjetor.

“Regjisorja polako-britaneze, Nastazja Domaradzka, mbajti takime/audicione me aktoret e Trupes Rezidente të TKK-së për këtë projekt i cili është duke u shkruar nën përkujdesjen e Doruntina Bashes nga dramaturget e reja Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi dhe Ulpianë Maloku”, thuhet në njoftim.

Shfaqja do të mabhet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar.

Shfaqja është e punuar totalisht nga gratë dhe e bazuar në ngjarje të vërteta të grave lidere të Kosovës.

/Shqip.com