Rozë

Gratë e fuqishme të Kosovës takohen në SHBA

Yllka Gashi, Dua Lipa, Vjosa Osmani dhe Blerta Basholli

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në SHBA.

Ajo gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë e që ka marrë edhe famë ndërkombëtare duke fituar disa çmime.

Ky film ka bërë bashkë një numër të madh të grave të Kosovës, të cilat janë të suksesshme në fusha të ndryshme.

Në një fotografi shihen bashkë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore Dua Lipa, Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.

Të katër gratë duken mjaftë elegante, të cilat edhe kanë zgjedhur të vishen me ngjyrë të zezë.

Lexo edhe:
Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit zë vend në faqet e mediumit më prestigjioz amerikan

“Zgjoi (Hive)” ka fituar mbi 14 çmime vendore dhe ndërkombëtare deri më tani dhe është fitues i trefishtë i çmimeve në festivalin Sundance 2021./SHQIP.com