Kulturë Kino

Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit zë vend në faqet e mediumit më prestigjioz amerikan

Yllka Gashi

Mediumi prestigjioz amerikan ” New York Time” ka shkruar për filmin ‘Zgjoi’ të Blerta Bashollit.

E gjithë kjo pasi filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke u bërë edhe kandidatura e Kosovës për çmimin Oskar, në kategorinë për filmin më të mirë të huaj.

Mediumi amerikan artikullin për këtë film e titulloi “Rishikimi i ‘Zgjoi’: Pas luftës, një e mbijetuar e gjen veten”.

“Megjithatë, kryesisht ajo që të bën të tërbuar është performanca e fuqishme, e bazuar fizikisht e Gashit, e cila artikulon në mënyrë lirike punën e brendshme të personazhit të saj të heshtur. Së bashku, interpretuesja dhe regjisorja shpalosin harkun e një jete përmes gjesteve të Fahrijes dhe në vijat e forta të nofullës së saj, në buzët e saj pa buzëqeshje dhe në shikimin e saj të ulur shpejt. Dhe ndërsa stoicizmi i personazhit duket si një mur i pathyeshëm, këto dy gra e çmontojnë – dhe e rindërtojnë atë – me efekt nxitës”, thuhet në një pjesë të artikullit.

Aktorja, Yllka Gashi në rolin e saj të filmi “Zgjoi”

Ky film rrëfen historinë e Fahrijes e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.

Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, mirëpo edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj.

Lexo edhe:
Interesim i madh për filmin “Zgjoi” në Amerikë

Ky film tashmë është dhënë premierë në shumë vende të botës. Ndërsa, nga 5 nëntori do të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës.

“Zgjoi (Hive)” ka fituar mbi 14 çmime vendore dhe ndërkombëtare deri më tani dhe është fitues i trefishtë i çmimeve në festivalin Sundance 2021./SHQIP.com