Gramoz Vokrri: Është një tendecë nga kryetari aktual i FFK-së për ta “eleminuar” konkurencën
Publikuar:
(23.03.2022 16:19:01)

Aplikimi i Gramoz Vokrrit për Kryetar të Federatës së Futbollit është refuzuar.
Teksa, në një prononcim për Shqip.com, ai tha se ekziston një tendencë e Agim Ademit për ta eleminuar konkurencën.
“Është një tendecë nga kryetari aktual i Federatës për ta eleminuar konkurencën. Çdo hap – dhe vendim që e kam marrë në lidhje me kandidaturën time ka qenë publik”, tha Vokrri.
Ai po ashtu shtoi se “në ditët në vijim do të bisedoj me një jurist për vendimet e ardhshme dhe për zhvillimet e reja do të njoftoheni me kohë”.
Zgjedhjet e FFK-s janë thirrur të mbahen më gjashtë prill. /Shqip.com