Lajme

Graçanica, Hajvalia dhe disa lagje të Prishtinës mbesin nesër pa ujë, shkak punimet në Badovc

Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme do të mbesin pa furnizim me ujë disa Graçanica dhe disa lagje të Prishtinës.

Siç ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellsit “Prishtina” kjo ndërprerje vjen për shkak të disa punimeve teknike në Badovc.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut DN 600 mm Badovc – Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Lagjet ët cilat nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes nesër gjatë ditës së diele, janë: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

“Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit”.

Tutje, ata kanë rekomanduar që në rast të punimeve të tilla, pasi të vije uji qytetarët t’i lejnë krojet e tyre të hapura për shkak se mund të vijë uji i turbullt.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”
Lexo edhe:
Sot, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë, defekt një gyp i ujit

Po ashtu vlen të theksojmë se edhe para tre ditësh disa lagje në Prishtinë kanë pasur ndërprerje me ujin e pijes.

Kjo ka ardhur për shkak të disa defekteve teknike në rrjetin që operon kompania “Kru Prishtina”./Shqip.com