Lajme

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Mitrovicë

Ilustrim

Një grabitje e armatosur raportohet se ka ndodhur të martën mbrëma në një pompë të derivateve në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Tre punëtorë të asaj pompe kanë raportuar në polici se një person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur një shumë të parave.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka njoftuar se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia e Kosovës

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtor në një pompë derivatesh në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave”.

“Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar”, ka thënë Zahiti.

Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore./SHQIP.com