Lajme

Grabitja e milionave euro në Rinas, SPAK kërkon 138 vite burg për të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon dënimin me 138 vite burg për 7 të akuzuarit për grabitjen e milionave euro në pistën e Rinasit, në prill të vitit 2019.

Për Klement Çalën, i dyshuar si organizator, u kërkuan 24 vite burg.

Për të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, u kërkuan nga 19 vite burg.Për Talo Çelën, çështja është veçuar, pasi ai vijon të jetë në kërkim./Shqip.com