Lajme

Goditet për vdekje një person në autostradën Suharekë-Prizren

Ilustrim

Një person ka vdekur pasi është goditur nga vetura të hënën mbrëma në autostradën Suharekë-Prizren.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet”.

“Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident”, tha Hoxha.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Një aksident tjetër me fatalitet ka ndodhur të hënën në Ferizaj, ku ka humbur jetën një 36-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar.

Të lënduar kanë mbetur shoferi i automjetit me inicialet A.G i moshës 18-vjeçare dhe një pasagjer tjetër me inicialet L.G i moshës 20-vjeçare./SHQIP.com