Lajme

Goditet me thikë një i mitur në Fushë-Kosovë

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Është arrestuar një person i mitur nën dyshimin se i njëjti ka goditur me thikë të miturin kosovar, të enjten në Fushë Kosovë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 20.04.2023-14:33. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që dyshohet se ka godit me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet  masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në raport.

/Shqip.com